Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.
Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Këngëtarja ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.
Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.
Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.
Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore.