Këngëtarja Bebe Rexha, sikur ishte paralajmëruar, ka publikuar sot albumin e ri.
“I gjithi faji jot”, pjesa e parë e të cilit u publikua në muajin Shkurt, përmban 6 këngë, njësoj si albumi paraardhës me të njëjtin titull.
4 nga këngët janë bashkëpunime me Gucci Mane dhe 2 Chainz, Lil’ Wayne, Kranium dhe Florida Georgia Line.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka bashkëpunuar për All Your Fault pt.2 me emra të njohur të industrisë muzikore si David Garcia, Frank Dukes, Stargate etj.
“That’s It”, kënga e parë e albumit të ri që Bebe Rexha publikoi para disa ditësh, mori menjëherë pëlqimin e fansave. Të tjera këngë të albumit jane, “I Got Time” The Way I Are, Not the One etj.
Mediat shkruajne se me shumë gjasë, ky do të jetë bashkëpunimi i fundit i Bebe Rexhës me Warner Bros Records dhe së shpejti këngëtarja pritet të nënshkruajë një kontratë mbi prodhimin e këngëve me Republic Records (Universal).