Ylli i muzikës në ngjitje ka pozuar në kopertinën e suplementit rozë të gazetës britanike “The Sun”, “Fabulous”. Krahë fotove tërheqëse këngëtarja shqiptare ka rrëfyer edhe një pjesë të errët të kaluarës së saj, pjesë të cilin nuk e kishim dëgjuar më parë.
Bebe Rexha sot numëroj disa hite ndërkombëtare dhe mijëra fansa në të gjithë botës, por mos kujtoni se gjërat për të kanë shkuar vaj,
27 vjeçarja ka rrëfyer për “Fabolous” kohën kur një producent i njohur, emrin e të cilit preferon ta mbajë të fshehtë, kishte abuzuar seksualisht me të.
“Më bënte masazh tek këmbët dhe në kurriz. Madje më pyeste ‘Çfarë ke të veshur tani?’”- ka thënë Bebe.
“Bashkëpunëtorët e tjerë nuk thoshin gjë pasi nuk ju bënte përshtypje. Një ditë, teksa isha në studio, u ndjeva e kërcënuar prej tij, e shava dhe u largova me taksi.”- ka përfunduar këngëtarja.
Në atë kohë Bebe ishte vetëm 19 vjeç.