Normalisht, të pasurit një të ashtuquajtur “kokë të madhe” nuk konsiderohet gjë e mirë. Por, sipas hulumtimeve të reja të kryera në Britani të Madhe, gjëja më e mirë për bebet tuaja mund të jetë lindja me kokë të madhe.
Kjo sepse bebet me koka të mëdha kanë tendenca të bëhen më inteligjentë.
Shkencëtarët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë studim, i cili është publikuar në revistën ‘Molecular Psychiatry’, kishin qenë duke hulumtuar ndërlidhjet mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm kur e kishin bërë këtë zbulim të ri. Ata kishin mbledhur mostra të gjakut, urinës dhe pështymës nga 100,000 britanikë dhe kishin analizuar të dhënat për çdo shenjë të ndërlidhjeve.
Gjatë analizave të tyre, hulumtuesit kishin zbuluar se personat e lindur me kokë të madhe kishin qenë shumë më të prirë ta përfundojnë universitetin dhe kishin shënuar pikë më të larta në teste të ndryshme.
Kjo do të thotë, sipas hulumtuesve, se bebet e lindura me kokë më të madhe sesa mesatarja prej 13.5 – 14 inçëve janë më të prira të gëzojnë inteligjencë më të lartë gjatë jetës së tyre.