Britanikja Louise Brown, e njohur në botë si “bebja e parë nga epruveta”, të mërkurën i mbushi 40 vjet, që ishte rast për ta hapur koleksionin familjar të shkrimeve dhe dokumenteve me letra, dhuratave, fotografive, artikujve të prerë nga gazetat, të cilat i kishte mbledhur me kujdes nëna e saj Lesley, përcjell BBC.
Lesley Brown ka ruajtur shumë kujtime, duke përfshirë terminët e vizitave të planifikuara tek mjeku, ndërsa pas lindjes së vajzës Louise më 25 korrik 1978, ajo i kishte ruajtur në shtëpinë e familjes në Bristol, transmeton Koha Ditore.
Kutia me kujtime u gjet vetëm pas vdekjes së Lesley në vitin 2012, por Louise Brown vendosi t’ia dhuronte atë arkivit në Bristol.
Prindërit e saj ishin të vetëdijshëm për faktin se procesi i fekondimit artificial (IVF) ishte eksperimental. Metoda in vitro e fekondimit u udhëhoq nga dr. Robert Edwards, biologu riprodhues në Cambridge, më vonë themelues i Shoqatës Evropiane për Riprodhimin Njerëzor dhe Embriologjinë në bashkëpunim me gjinekologun Patrick Steptoeom dhe embriologen Jean Purdy. Çiftit martesor Brown nuk iu tha paraprakisht se asnjë nga përpjekjet e fekondimit in vitro nuk kishte rezultuar deri në atë kohë me sukses. Lindja e saj ishte lajm shokues.
Në faqet zyrtare të Louise Brown u theksua se “lindja e saj ishte një lajm shokues për kishën, politikanët dhe profesionin mjekësor. Louise u rrit në mes të debatit për moralin e fertilizimit in vitro, ndërkohë që e paraqiste një dritë shprese për miliona çifte pa fëmijë në mbarë botën.”