Një bebushe e lindur para pak ditësh, është në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për një arsye shumë të veçantë:
Ajo ka lindur me flokë të zinj, por me balluke të bardhë si retë.
Kjo për shkak të një gjendjeje të quajtur “pielbaldizëm”, që shkakton çrregullim në prodhimin e melaninës.
Mayah e ka trashëguar këtë karakteristikë nga mamaja, e cila ka po ashtu flokë të zinj dhe të bardhë, shkruan Oranews.
Nga momenti i lindjes, e sapo lindura ka tërhequr vëmendjen fillimisht të mjekëve e më pas të gjithë stafit të spitalit.
Mamaja e saj, Talyta Youssef, 40 vjeçe, rrëfen reagimin e mjekut.
“Kur erdhi ne jetë, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve!’ Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja”, thotë Youssef.
Pasi u zhvendosën në dhomë, vogëlushja pati shumë vizita. “Sapo u sistemuam në dhomë, njerëzit nisën ta fotografonin dhe ta vizitonin. Isha e shtruar në maternitet për katër ditë dhe infermieret, personeli i sanitareve, stafi i spitalit nisën të vizitonin Mayahin dhe të bënin shumë foto. Më pas ato imazhe bënë xhiron e botës”, thotë mamaja.
Mes shumë njerëzve që njihnin historinë, ishte edhe fotografja Paula Beltrao, që i ofroi një dhuratë familjes.
Pas fotove, shumë të njohur shkuan të flisnin me Talytan, duke lavdëruar familjen e saj.
Ajo mori shumë dashuri dhe mbeti tejet e befasuar, duke menduar se në fëmijërinë e saj nuk ka qenë e pranuar në shoqëri, pikërisht prej ngjyrës së saj të flokëve.
“Është zbavitëse. Në kohën time nuk ishte bukur. Shkula flokët e mi kur isha fëmijë, ndaj nuk kisha flokë të bardhë në ballë dhe është zbavitëse të shohësh sot që kjo karakteristikë provokon kuriozitet dhe mirësi tek njerëzit”, shprehet Talyta.
Edhe pse ka vuajtur prej talljeve pjesën më të madhe të jetës së saj për shkak të flokëve, Talyta beson se Mayah nuk do kalojë të njëjtat probleme.
“Do shohë sa e bukur është dhe ka një nënë dhe një baba që e duan shumë. Ndaj, ambienti në të cilin do lindë, është një ambient i ndryshëm nga ai në të cilin jam rritur unë”, ka shtuar.