Bedri Hamza në Rugovë: Me investime të qeverisë sime, fshatrat këtu do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët

Prishtinë | 26 Jan 2025 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Rugovë, për të cilën tha se është më shumë se një destinacion.

“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Pas Rugovës, Hamza sot në agjendë ka një takim rajonal me gratë në Prizren, ndërsa pasdite do të takojë veteranët e UÇK-së.

Të ngjashme