Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat si themel të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat, sepse pa një sektor privat të fortë nuk ka zhvillim të shtetit. Ne do t’i mbështesim bizneset të rriten, të investojnë dhe t’i rrisin pagat për punëtorët”, ka deklaruar Hamza.
Sot ai, së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar kompanitë RF Polissage dhe X-Plast, të cilat, sipas tij, krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë vendore.
Hamza ka theksuar se bizneset kanë nevojë për mbështetje dhe politika të drejta, jo pengesa.
“Programi ynë parasheh tatim sipas fitimit real për qarkullim deri në 30 mijë euro dhe grante deri në 30% për rritje, zhvillim dhe investime të reja”, tha ai.
“Bashkë. Përpara”, ka përfunduar Hamza, duke shprehur angazhimin për një qeverisje që mbështet ekonominë dhe zhvillimin e vendit.