Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike, thuhet në një komunikatë shtypi të Telekomit.
“Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e kryeshefit Ekzekutiv është Bedri Istrefi”.
Bordi i Drejtorëve i uron Istrefit punë të mbarë në pozitën e tij të re.