Befasohet politikani zviceran në Gjakovë: Islami s’e dominon jetën në Kosovë

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 09:02 | Nga

Pirmin Müller është deputet në parlamentin e Kantonit të Luzernit. Ai i takon Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila ka zhvilluar fushata të egra kundër shqiptarëve. Së fundi Müller ka qenë në Kosovë – për arsye private.

Dhe është kthyer me mendime aspak negative për kosovarët. Ky është rrëfimi i tij.
«Pirmin Müller, 38-vjeçar, përnjëherë i ka fituar 200 familjarë të rinj. Të gjithë shqiptarë, shumica myslimanë. E si bëri vaki kjo rritje e pazakonshme familjare? Kështu: gruaja e Müllerit ka farefis në Kosovë; së fundi ata i ftuan në një dasmë shqiptare në qytetin kosovar të Gjakovës. .

Müller thotë se ishte një festë e madhe dhe buçitëse. ». Kështu e fillon rrëfimin për Pirmin Müllerin gazeta «Neue Luzerner Zeitung».

Në epokën e globalizimit të kesh familjarë në botën e jashtme nuk është ndonjë befasi. Por, udhëtimi i Pirmin Müllerit në Kosovë, megjithatë, është për t’u habitur. Për shumë arsye.

Në parlamentin e kantonit të Luzernit në Zvicrën qendrore ai e përfaqëson Partinë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila është e njohur për fushatat e saj kundër shqiptarëve të Kosovës. Kur qyteti i Zürichut dëshironte t’ia jepte 100 mijë franga një organizate humanitare për integrimin e familjeve shqiptare, SVP e mbuloi metropolin zviceran me posterë («Kosovo-Albaner – Nein!» («Jo, shqiptarëve të Kosovës»).

Kur një ngatërrestar shqiptar sulmoi me thikë një mundës tradicional zviceran, SVP alarmoi Zvicrën me shpallje: «Kosovarët therin zviceranët!»

Deputeti Müller është jo vetëm anëtar i SVP-së, por edhe besimtar i devotshëm katolik. Si i tillë ai s’ka ngurruar të jetë shpesh kritik ndaj myslimanëve, duke vënë në dyshim edhe përpjekjet e kishave për dialog ndërfetar. Müller është krenar për këtë. Thotë se ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i islamit politik para se tema të bëhet popullore.

«Ftesën për të shkuar në Gjakovë Pirmin Müller e shfrytëzoi si shans – dhe si rast për të ndërmarrë një udhëtim të gjithanshëm nëpër Kosovë. . Ai thotë se shumë rrallë kishte problem të kuptohej me njerëz. , thotë Müller.

Sipas perceptimit të Müllerit patriotizmi në Kosovë është i madh, por jo identifikimi me shtetin. , mendon Müller. », thotë politikani zviceran për «Neue Luzerner Zeitung».

Müller gjatë qëndrimit në Kosovë ka vërejtur një dëshpërim të madh te njerëzit për shkak se vendi nuk po përparon ekonomikisht. Pothuaj nuk ka ndërmarrje që eksportojnë. Madje edhe prodhimet bujqësore importohen. Papunësia sillet rreth 50 për qind. Disa familje duhet të jetojnë me pothuaj 100 euro në muaj. Për këtë arsye shumë të rinj e shohin të ardhmen në botën e jashtme.

Müller thotë se si katolik është ndier shumë mirë në Kosovë. I ka rënë në sy pozitivisht kisha e re e Gjakovës. Ai thotë se islami politik nuk e dominon jetën në Kosovë. «Kësisoj gratë me shami përbëjnë përjashtim dhe nga njerëzit shikohen si joshqiptare. Dhe shpesh ndodh që martesat të bëhen duke injoruar kufijtë fetarë».

Çfarë mendon Müller për shqiptarët në Zvicër? «Integrimi në shoqërinë tonë po ecën gjithnjë e më mirë, ndonëse nuk ka përfunduar. Shumica prej tyre e shohin të ardhmen e tyre në Zvicër, kanë krijuar familje dhe janë integruar në profesione. Shumë shqiptarë me shtetësi zvicerane madje tregojnë një lloj entuziazmi për ushtrinë e Zvicrës».

Müller e pranon se si i ri ka pasur shumë rezerva ndaj shqiptarëve, por thotë se kjo ka ndodhur për shkak se shqiptarët bënin shumë probleme, si rrahje dhe ngasje të shpejtë të veturave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme