Milaim Zeka shpesh herë ka ditur të befasojë, qoftë me qëndrimet e tij e në raste të caktuara edhe me veprimet përmes të cilave ka qenë temë e diskutimit.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai sot është paraqitur më ndryshe nga deputetët e tjerë. Bashkë me vete, e kishte marr edhe vajzën e tij të vogël, Amelian, transmeton Ekonomia Online.
Sigurisht që ky gjest i deputetit Zeka, ka ngritur vëmendjen e deputetëve të tjerë të cilët e shihnin me buzëqeshje te voglën e familjes Zeka e cila e habitur po shikonte shumë fytyra të reja në sallën e Kuvendit.