Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj pozitive me doping edhe ne testin B.
Testi B ka konfirmuar edhe një herë rezultatin e testit A për praninë e substancës së ndaluar stanozolol në trupin e kampiones e botës.
Romela Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të peshëngritjes zhvilluar në SHBA.
Për të sqaruar më shumë këtë çështje, pritet që rreth orës 11:30 Begaj të dalë në një konferencë për mediat.