Janë bërë 100 muaj prej se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave për vendin tonë, ndërsa ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në këtë datë, Instituti EPIK, përmes një infografike kanë krahasuar kohëzgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave të vendeve të rajonit dhe më gjerë, me kohëzgjatjen e të njëjtin dialog për Kosovën.
Sipas infografikës, vendeve si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dialogu për liberalizim të vizave u ka marrë kohë vetëm 22 muaj, teksa Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës i njëjti proces ia mori 33 muaj.
Ukraina dialogoi me BE-në, 43 muaj derisa u arrit liberalizimi, teksa Moldavia këtë dialog e zhvilloi për 45 muaj të plotë.
Kurse nga vendet të cilat janë vendosur në këtë infografikë, Gjeorgjisë dhe Kosovës u ka zgjatur më së shumti ky dialog, e megjithatë Gjeorgjia pothuajse për gjysmë më pak muaj ka dialoguar më BE-në për liberalizim në krahasim më Kosovn, ku sipas EPIK 57 muaj i ka zgjatur dialogu Gjeorgjisë me BE-në.