Bëhen homazhe për Skënder Gashin, Latifi: një dorë tinëzare i mori jetën, por vepra e tij atdhetare mbetet e pavdekshme

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Skënder Gashi nga Sopniqi, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë.

Latifi ka vlerësuar figurën e Gashit duke thënë se një dorë tinëzare ia mori jetën, por vepra e tij mbetet e pavdekshme.

“Sot, në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Skënder Gashi nga Sopniqi, nderuam me homazhe te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të UÇK-së, në Landovicë, një atdhetar të palodhur, një luftëtar të lirisë dhe një simbol të sakrificës për Kosovën. Ai la pas mirëqenien në Austri për t’iu përkushtuar idealit të çlirimit të atdheut, duke udhëhequr me guxim e nder njësitin e UÇK-së në betejat e lavdishme për liri. Edhe pas luftës, si komandant i logjistikës në TMK në Sallagrazhdë, ai dëshmoi përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Më 18 shtator 2000, një dorë tinëzare i mori jetën, por vepra e tij atdhetare mbetet e pavdekshme. Skënder Gashi do të kujtohet për vendosmërinë, ndershmërinë dhe besnikërinë ndaj idealit të lirisë, për të cilin dha gjithçka, deri në flijimin e jetës. Nderimi për të është detyrë e jona dhe e brezave që vijnë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të lirisë, Skënder Gani Gashit”, kak shkruar Latifi.

Të ngjashme