Barcelona ka mbetur me atë ndjenjën se ishte përdorur nga Neymar. Pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira për ta bindur atë të kthehet në Camp Nou, braziliani kohët e fundit bëri një rinovimin e kontratës te Paris Saint-Germain deri në vitin 2025.
Katalanasit dërguan përfaqësues në kryeqytetin francez për të biseduar me ish-lojtarin e tyre, por tani duket sikur ai gjithmonë e kërkonte qëndrimin në Parc des Princes.
UOL ka zbuluar se arsyeja kryesore për rinovimin e tij ishte se ai ka besim të plotë në angazhimin e klubit për të investuar në skuadër ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve. Duke humbur në gjysmëfinalet e këtij sezoni dhe finalen e vitit të kaluar, Neymar është i lumtur me progresin që kanë bërë.
Arsyeja tjetër është financiare. Ai e di që PSG është një nga shumë pak klube që mund të përballojë të paguajë pagën e tij prej 30 milionë eurosh, diçka që Barcelona absolutisht nuk mund ta bëjë.
Neymar dhe familja e tij ishin më se të kënaqur nga oferta e hedhur në tryezë, dhe lojtari tani shpreson që Kylian Mbappe të ndjekë drejtimin e tij dhe të rinovojë gjithashtu.