Behgjet Pacolli dorëzon apartamentet e ndërtuara për të dëmtuarit nga termeti në Thumanë

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook njoftuar ka dorëzuar sot banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.

Pacolli gjatë dhurimit të banesave ka qenë i shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit e mi Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka njoftuar se financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

“Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare. Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë”, ka pohuar ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme