Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka përfunduar projekti për ndërtesat dhe apartamentet që pritet të ndërtohen në Thumanë të Shqipërisë, pasi ky vend u godit nga tërmeti më 26 nëntor.
Ai tha se gjithçka është gati për të nisur ndërtimi.
Ky projekt financohet nga Familja Pacolli përmes fondacionit “Behgjet Pacolli”.
“Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”.