Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçit, Adil Behramaj, tha se Qeveria Kurti e ka mbushur Kosovën me prodhime serbe, ani pse sa ishte në opozitë e kundërshtonte një gjë të tillë.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia e ka pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti e mbushi Kosovën me prodhimet e Serbisë, me ato që i rrotullonte kamionët më herët vetëm që të mos bëheshin pjesë e tregut të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia e ka pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, Shqipëria e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut e treta me 5.2%.
Me Qeverinë Kurti kemi 143% rritje të importit nga Serbia!
Me Qeverinë Kurti, Serbia po kalon nëpër Kosovë dhe Shqipëria po bllokohet!