Behrami: Fillimi i dëshmive të mbrojtjes, pikëkthesë në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 19 Gus 2025 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale, duke i quajtur ato përpjekje për “spektakël”, pikërisht në ditën kur pritet të prezantohen dëshmitë e figurave të njohura ndërkombëtare në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Ai thekson se dëshmitë e Madeleine Albright, Richard Holbrooke, Wesley Clark, William Walker dhe të tjerë do të jenë momenti i kthesës në këtë proces, duke u ballafaquar me dëshmitë e MUP-it, UDB-së dhe figurave të dyshimta.

Sipas Behramit, vëmendja e opinionit duhet të fokusohet te dëshmitarët e mbrojtjes, të cilët pritet të sfidojnë narrativat e ndërtuara kundër luftës çlirimtare.

Të ngjashme