Bëhuni gati, mot befasues ju pret ditëve në vijim

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbajë mot me vransira dhe diell. Në fundjavë ngrohtë dhe kthjellët.

Pas rënies së lehtë që pësuan temperaturat ditën e sotme, në ditët në vijim gradualisht do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 13C deri në 19C.

Parashikimi i detajuar:

21.03 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.

22.03 – Kryesisht me diell.

23.03-24.03 – Fundjava kryesisht me mot të ngrohtë, kthjellime dhe diell.

25.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme