Beiqi: Kam kërkuar përgjegjësi, nuk kam shantazhuar

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 08:36 | Nga

Doktor Ramush Beiqi thotë se nuk e ka shantazhuar në asnjë rast Mazllum Belegun. Ai shprehet se është pikërisht Belegu ai që ka ndryshuar ditët e kontrolleve mjekësore të fëmijëve, duke krijuar një rrëmujë. “Atyre u ka penguar që unë kam kërkuar përgjegjësi për vdekjen e dy nga 4 pacientët e operuar”, ka thënë ndër të tjera Beiqi

Shefi i Kardiologjisë në Klinikën e Pediatrisë, Ramush Beiqi, u është kundërpërgjigjur deklaratave të Mazllum Belegut, ish-profesor i Fakultetit të Mjekësisë.

Belegu që tash vullnetarisht po merret me çështje të mjekimit të fëmijëve kosovarë të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës e ka akuzuar Beiqin se e ka shantazhuar me qëllim që të pengojë mjekimin e fëmijëve jashtë Kosovës.

“Injoranca, mohimi dhe vetëreklamimi janë në avancim kurse vlerësimi real është në katastrofë”, thotë Beiqi në kundërpërgjigjen ndaj deklaratave të Belegut.

Me organizatën “Gift of Life”, Beiqi thotë se kanë bashkëpunuar nga viti 2000. Por Beiqi thotë se para 5 vjetëve “Gift of Life” ka shprehur vullnetin për të ardhur në Kosovë.

“Unë nuk e di se në çfarë mënyre ka ardhur Beiqi aty, por kjo ne nuk na intereson pasi si doktorë ne bëjmë vetëm punë profesionale”.

Si kjo organizatë, Beiqi ka thënë se kanë edhe të tjera organizata dhe misione si ato italiane në Pejë, misionet italiane në Klinë dhe Mitrovicë, pastaj misioni prej Linci që vjen në Pejë.

“Këto misione bëhen jashtë Klinikës së Pediatrisë. Ne nuk kemi qasje në ta. Kur na thërrasin në ndihmë ne u japim. Kur nuk na thërrasin, gjithçka është në rregull”, ka thënë Beiqi. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme