BE-ja përkrah Thaçin në dialog, Haradinaj fut në rend dite “marrëveshjen me Serbinë”

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Në një letër dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj, Bashkimi Evropian bëri të ditur se nuk përkrah hapa të parakohshëm të cilësdo palë lidhur me marrëveshjen finale me Serbinë.

Këto BE’ja iu referua nismës së Haradinajt për Draft-Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore në mes të Kosovës dhe Serbisë, ide që u nis javën që shkoi, shkruan gazetametro.net.

BE’ja qartazi ka bërë të ditur se është koha për të shpejtuar arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, por shtoi se nuk përkrah aksione unilateral dhe deklarata të parakohshme.

“Në mendojmë se aksionet unilaterale apo deklaratat e parakohshme, nga cila do palë, vetëm mund ta dëmtojnë dhe ngadalësojnë progresin e arritur brenda kornizës së dialogut. Tash është koha për të shpejtuar arritjen e marrëveshjes së obligueshme ligjore e cila do të adresojë të gjitha çështjet për normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e Mogherinit dhe Hahn’it.

Lidhur me këtë temë, BE’ja i bëri thirrje Haradinaj që ta përkrah dialogun që po e bëjnë dy presidentët, duke e quajtur këtë proces si pozitiv dhe që po ecë me hapa të qëndrueshëm.

“Ne po ashtu fuqishëm nuk pajtohemi për vlerësimin tuaj që dialogu po ngec. Është krejt e kundërta, gjatë drejtimit të dialogut nga dy presidentët janë bërë hapa të qëndrueshëm, drejt progresit. Ne kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Evropian në dhjetor dhe kemi marrë porosi inkurajuese për mbështetje”, thuhet në letrën e BE’së, drejtuar Haradinajt.

Mirëpo, Haradinaj ka vazhduar me hapat e tij, për të cilët ka thënë se e ka njoftuar BE’në, duke bërë kështu që të krijohet edhe tentim për marrëveshje me Serbinë, përveç tentimit të presidentit Thaçi.

BE’ja ka kërkuar që Haradinaj ta përkrah Thaçin, ky i pari po vazhdon me idenë e tij, pasi si pikë e parë e rendit të ditës është propozimi i tij për marrëveshje me Serbinë.

Të ngjashme