Ekonomia Online
FUNDIT

“Bëjeni realitet marrëveshjen”, ambasadorët britanikë thirrje Kurti dhe Vuçiqit

“Bëjeni realitet marrëveshjen”, ambasadorët britanikë thirrje Kurti dhe Vuçiqit

Ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur dakordësimin verbal në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për […]

Ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur dakordësimin verbal në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtimin e arritur.

“Presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – që të dyja palët të lëvizin shpejt ta bëjnë marrëveshjen realitetit”, kanë thënë ambasadorët britanikë.

Të ngjashme