Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Gjatë këtij takimi Gashi falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në këtë takim theks i veçant iu vu angazhimeve të Minitrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë, në plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarsimin e Kosovës në Bashkimin Eupropian.
Gashi tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe me këtë rast kërkoi nga amabasadorja Willems, që Holanda të ndihmojë në përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Willems shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke theksuar se shteti i saj do të përkrahë Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.