Bekë Berisha kërkon heqjen e orës policore, thotë se s’po e respekton askush

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar sot që Qeveria e Kosovës të marrë vendimin për heqjen e orës policore në Kosovë.

Ai tha se këtë masë të vendosur kundër virusit Covid-19, nuk po respektohen nga askush.

“Kërkojë me u heq ora policore. Kjo orë policore nuk po e ndihmon zhdukjen e pandemisë, nuk po e mendon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat nuk po i respekton askush dhe për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë publike. Të gjitha vendet në botë i kanë heq këto masa dhe duhet edhe ne që të shkojmë nga ato”, deklaroi Berisha.

Ai kritikoi edhe kontrollet e shpeshta të policisë në rrugët e Kosovës.

“Nuk ka nevojë në emër të masave kundër pandemisë policia të dal gjithë ditën dhe të kontrollojë njerëz për armë pa leje. Kërkojë që këto të hiqen sepse nuk ka kuptim”, ka thënë ai.

Të ngjashme