Bekë Berisha: Kjo grua le të kandidojë për kryetare të AAK-së

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për reformimin e premtuar të kësaj partie.

Berisha i pyetur se a ka ambicie Ramush Haradinaj, të vazhdojë si kryetar i AAK-së, ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të pyetet vetë Haradinaj.

Ai ka thënë se është mirë të kandidojë deputetja, Albena Reshitaj, pas pyetjes së gazetares se a mendon që duhet të kandidojë ajo.

Deputeti Berisha tha se caktimi i kryetarit ose kryetares së partisë, bëhet me vota të anëtarëve të AAK-së.

“Për z.Haradinaj nuk e di. është mirë që ta pyesni atë për një gjë të tillë. E sa i përket zonjës Albena Reshitaj, mendoj që është mirë që të kandidojë. Le te shoh edhe ajo se a mundet me fitu apo jo. Realisht do të ishte mirë që në krye të partisë të vendoset një grua, pasi që sic e di unë asnjë parti nuk udhëhiqet nga një grua”, ka thënë Berisha në ATV.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme