Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar, siç ka thënë ai, dakordimin në mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe për veteranët. Berisha përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky koordinim është bërë me i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së. “Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen […]
Bekë Berisha: Në koordinim me Listën Serbe, Vetëvendosje përjashtoi veteranët nga ligji

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar, siç ka thënë ai, dakordimin në mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe për veteranët.
Berisha përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky koordinim është bërë me i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jasht Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jasht Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së.
Goxha fort i kemi pasë thy dhëmbët tu i mbrojtë veteranët. Boll shumë e kishit pasë votu Jugosllavinë.
Anakronike, mashtrim apo realitet i hidhur…











