Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e cilësuar si shkelje serioze pranimin dhe numërimin e mbi 23 mijë votave me postë pas afatit ligjor.
Sipas tij, ligji parasheh që fletëvotimet me postë të pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00, ndërsa veprimet e KQZ-së kanë ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve.
Haxhiu ka theksuar se kërkon vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit, në mbrojtje të integritetit të zgjedhjeve dhe demokracisë.