Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se partia në pushtet kur ishte në opozitë kishte premtuar depolitizimin dhe departizimin e ndërmarrjeve publike, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se “hajnia nuk mshefet me kapuç”.
“A është ky depolitizim e departizim i ndërmarrjes publike kur kryetarja e komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, i shkruan dhe i aprovon komunikatat për media të KEK-ut? A është ky depolitizim e departizim kur Dejona Mihali nga zyrat e partisë vendos kur duhet me pas rrymë e kur nuk duhet me pas rrymë? A është kydepolitizim e departizim kur Dejona Mihali i thotë kryshefit ekzekutiv të KEK’ut ‘hajde në zyrë të partisë, vec hajde me kapele’? Po nuk mshefet hajnia me kapuç, ju ka dalë mi kapuç hajnia, prandaj edhe s’kanë ftyrë me ardhë me u përballë këtu”, tha ai.