Për t’u informuar për së afërmi me problemet më të cilat preokupohen qytetarët, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka bashkëbiseduar me disa prej tyre, të cilët i ka njoftuar për punët që komuna është duke zhvilluar për një mirëqenie më të mirë për të gjithë dhe për inicimin e disa projekteve të cilat pa dyshim do të sjellin një zhvillim ekonomik të kësaj treve.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Jashari i njoftoi qytetarët për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe u tha se në këtë drejtim gjithmonë do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me qytetarët.
Me ardhjen në krye të komunës, kryetari Jashari ka inicuar dy projekte madhore për këtë trevë, siç janë: Penda e ujit në fshatin Kuqicë dhe qendra industriale e cila pritet të ndërtohet në një sipërfaqe mbi 30 hektarë në Fshatin Marinë.
Këto dy projekte do të jenë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj treve në të ardhmen.
Mirëpo karshi kësaj, kryetari është duke punuar edhe për raste sociale, siç ishte së fundi projekti për sigurimin e 20 shtëpive për familjet që nuk kanë strehim.