Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur ka kujtuar personat e humbur të kësaj komune gjatë luftës së fundit.
Jashari përmes një postimi tha se 19 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk dihet fati i 126 familjareve të zhdukur.
Tutje, ai tha se “Kurrë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur”.
Sot është Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë, dhe nuk dihet ende për fatin e 1648 personave, të cilët janë zhdukur gjatë viteve 1998, 1999 dhe 2000.