Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë,Jean-Louis Servais.
Ministrja Gërvalla falënderoi Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.
Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive. Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Servais rikonfirmoi mbështetjen e shetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë.