Belgjikë, policët protestojnë duke mos shkruar dënime

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e policëve në Belgjikë nuk do të shkruajnë dënime gjatë dy javëve të ardhshme në shenjë proteste ndaj kushteve të punës, pagave dhe kushteve të pensionimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës belge Het Laatste Nieuws (HLN), rreth një mijë policë do të jenë pjesë e protestës në dy javët e ardshme.

Policët pjesëmarrës nuk do të shkruajnë dënime për vozitësit që shkelin rregullat e komunikacionit deri më 15 nëntor.

Protesta i është dedikuar një pakete reformash me të cilën ngritet mosha e pensionimit dhe ulen dëmshpërblimet dhe pushimet e paguara për qëllime shëndetësore.

Më parë, qindra policë kanë protestuar kushtet e punës dhe reformën e pensionimit duke marrë leje në ditën e Samitit të Liderëve të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme