Ekonomia Online
FUNDIT

Ben Affleck dhe Jennifer Garner takohen ende, kapen “mat” të përqafuar në makinë

Ben Affleck dhe Jennifer Garner takohen ende, kapen “mat” të përqafuar në makinë

Aktori, Ben Affleck pas divorcit nga Jennifer Garner, nisi jetën e re me diven e muzikës pop Jennifer Lopez, por dy ish-bashkëshortët mbeten në marrëdhënie të mira. Kjo shihet edhe nga takimet e tyre, të kapura edhe nga objektivi i paparacëve, të cilat vazhdojnë normalisht edhe pas martesës së tij me Lopez. Arsyeja që dy […]

Aktori, Ben Affleck pas divorcit nga Jennifer Garner, nisi jetën e re me diven e muzikës pop Jennifer Lopez, por dy ish-bashkëshortët mbeten në marrëdhënie të mira.

Kjo shihet edhe nga takimet e tyre, të kapura edhe nga objektivi i paparacëve, të cilat vazhdojnë normalisht edhe pas martesës së tij me Lopez. Arsyeja që dy aktorët po takohen ka të bëjë me fëmijët që kanë së bashku.

Megjithatë, takimi i tyre i radhës po diskutohet shumë në mediat rozë. Në foto, Garner është ulur në sediljen e pasme të makinës, ndërsa vajza e tyre më e vogël, Serafina, është pranë tij në sediljen e pasagjerit.

Aktori mbështetet në shpatullën e ish-bashkëshortes së tij pak para se ajo të zbresë nga makina dhe ata i thonë mirupafshim njëri-tjetrit me një përqafim.

Të ngjashme