Benfica e refuzon ofertën e Chelseat për Enzo Fernandez

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Benfica ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat për kampionin e botës me Argjentinën, Enzo Fernandez.

Blutë ishin të gatshëm t’i paguanin skuadrës portugeze 112 milionë funte për mesfushorin 21-vjeçar, më shumë se klauzola e lirimit prej 106 milionë funtesh të lojtarit.

Megjithatë, Benfica dëshiron që klauzola e plotë e lirimit të paguhet përpara, në vend të propozimit të Chelseat ku ata do të paguanin 37.3 milionë funte për tre vjet në mënyrë që të shmangnin kufizimet financiare të Fair Play.

Benfica heziton të shesë pas performancës fantastike të Enzo Fernandez në Kampionatin Botëror të Katarit.

Të ngjashme