Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, të shtunën për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Protesta u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike.

Organizatorët thanë se kërkesa e ProGlasit është që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, “pas procesit të ndryshimit rrënjësor të kushteve zgjedhore”.

Ata thonë se është “tradhtuar” vullneti elektoral i qytetarëve.

Të ngjashme