Beogradi i gëzohet deklaratës së Boltonit: SHBA-ja respekton interesat e Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 12:09 | Nga

Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton se SHBA-ja nuk kundërshton korrigjimin territorial nëse rreth tij merren vesh Beogradi e Prishtina, tregon se fuqitë e mëdha për herë të parë respektojnë interesat e Serbisë për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën, thotë zyrtari i Partisë Përparimtare serbe (SNS- Srpska napredna stranka) Goran Vesiq, transmeton Koha.net.

Ai ka vlerësuar se ky qëndrim reflekton politikën e suksesshme ndërkombëtare që tash e disa vite e udhëheq kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai ka vlerësuar se deklarata e Boltonit është e rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Serbia tash është e barabartë me Kosovën në bisedime.

“A mund ta paramendonit para një viti një intervistë të tillë të cilitdo zyrtar amerikan vendi i të cilit e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Ky është ndryshimi madh, e çfarë do të ndodhë në fund, askush nuk do ta dijë”, ka thënë Vesiq, përcjell tanjug.

“Çelësi i zgjidhjes së problemit është SHBA-ja, nuk është as BE-ja. Ndryshim në politikën amerikane hap mundësi për marrëveshje”, ka thënë ai.

Edhe për analistin e sociologun serb Vladimri Vuletiqit, deklarata e Boltonit çel hapësira për marrëveshje rreth kufizimit.

Kjo deklaratë, sipas tij, është lëvizje nga pika 0 që në SHBA ekzistonte që nga shpallje e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008

Drejtori i Qendrës për studime të globalizimit Dejan Miletiq deklaratën e Boltonit e ka quajtur shumë të rëndësishme:

“Për herë parë po tregohet se në SHBA po dëgjohet zëri i Serbisë dhe se po respektohen interesat e saj se duhet bërë një kompromis”, ka thënë Miletiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme