Beogradi mbështet kërkesat e serbëve të Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 13:05 | Nga

Beogradi mbështet konkluzionet e serbëve të Kosovës dhe qëllimin e tyre që të nisin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kështu raporton RTS-së të ketë thënë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas tij, themelimi i AKS-së është e drejtë e tyre, që buron nga Marrëveshja e Brukselit.

Gjuriq po ashtu ka deklaruar se bisedimet që ka pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin dhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, janë inkurajuese për serbët në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme