Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Duzhnje të Rekës së Keqe. Ai u shpreh i kënaqur me përkrahjen dhe mbështetjen që mori nga qytetarët, duke theksuar se në çdo pjesë të Kosovës, besimi dhe angazhimi për fitoren janë të forta dhe të sinqerta.
Fjalët e Beqës pasqyruan optimizmin dhe besimin e tij se PDK dhe ekipi i saj janë gati për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.