Beqa: Kuvendi nuk është vend ku diskutohet për drejtësinë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 16:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë debatit në Kuvend për aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes, ka thënë se ky debat është tendencë për të krijuar mosbesim në sistemin  e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

“Si deputetë duhet të jemi të kujdeshshëm se për çfarë çështje të debatojmë, Kuvendi nuk është vend ku diskutohet për drejtësinë. Ky debat është tendencë e hapur për të krijuar huti dhe mosbesim në sistemin e drejtësisë…pushtetet janë të ndara, drejtësia është e ndarë nga politika. Është paradoks të thirret seanca për të diskutuar për vendimin e atyre të dyshuar për kryerjen e veprave të dënuara me ligj. Ne këtu duhet të kerkojmë që drejtësia të kryejë punën e vet por jo të interferojmë në drejtësi… ky debat është tendencë për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë dhe për çudinë time kjo është duke u bërë nga ata që thirren në drejtësi”, ka thënë Beqa.

Deputetja Donika Kadaj Bujupi duke replikuar me deputetin, Hajdar Beqa, tha se është hipokrozi që gjatë qëndrimit në burg të aktivistëve ka shkuar të vizitojë e të iu uroj lirim të shpejtë ndërsa në Kuvend është duke thënë fjalë të tjera.

Të ngjashme