Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka demantuar lajmin e disa medieve të cilat kanë raportuar se PDK-ja ka arritur marrëveshje me AAK-në, në komunën e Gjakovës.
Beqaj shkruan se dega e PDKsë në Gjakovë, kyqjen në balotazh do ta bëjë vetëm pas konsultimit me strukturat.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Sot në disa portale, përfshirë gazetën Epoka e Re, ka qarkulluar një lajm se PDK ka bë marrëveshje me AAK -në lidhur me mbështetjen për garën e 14 Nëntorit për balotazh.
Ju njoftoj që PDK nuk ka pasë asnjë takim zyrtar me asnjë nga pretendentet dhe partitë që janë në garë në balotazh në Gjakovë dhe se kjo është një dezinformatë që lansohet nga kampet të cilat PDK-në e shohin si forcë kredibile politike për t’ua fituar garën e balotazhit.
Dega e PDK-së në Gjakovë njofton strukturat dhe simpatizantet e saj, se kyqjen në garën e balotazhit do ta bëj vetëm pas konsultimit me strukturat e saj dhe pas marrjes së pëlqimit edhe nga mbështetësit stoik të saj, andaj kushdo që llogarit në PDK para kësaj periudhe të konsultimeve, marrëveshja eventuale me ne do të mbetet vetëm në nivelin e dëshirave të tyre.
Hajdar Beqa
Kryetar i degës së PDK – Gjakovë