Beqaj: Këto do të jenë strategjitë e qeverisjes sime

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 22:38 | Nga

Besim Beqaj, i zgjedhur sot ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është zotuar se do të angazhohet për politika që do të orientohen drejt rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, me prioritetet zhvillimin e sektorit privat, zhvillimin e NVM-ve prodhuese të cilat do të jenë bartëse të punësimit dhe eksportit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Beqaj ka shkruar se se reforma institucionale për thithjen e investimeve të huaja, Inkubatorët e Biznesit dhe Qendrat e Inovacionit për dinamizimin e ndërmarrësisë, Ambasadorët Digjital për digjitalizim dhe ndërlidhje me fuqitë botërore të teknologjisë, do të jenë këto disa nga strategjitë kryesore të qeverisjes së tij.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

I propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, kam pranuar detyrën e Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të angazhohem për politika që do të orientohen drejt rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, me prioritetet zhvillimin e sektorit privat, zhvillimin e NVM-ve prodhuese të cilat do të jenë bartëse të punësimit dhe eksportit.

Reforma institucionale për thithjen e investimeve të huaja, Inkubatorët e Biznesit dhe Qendrat e Inovacionit për dinamizimin e ndërmarrësisë, Ambasadorët Digjital për digjitalizim dhe ndërlidhje me fuqitë botërore të teknologjisë, janë këto disa nga strategjitë kryesore të qeverisjes sime.

Ju siguroj që këtë detyrë do ta ushtroj me përgjegjësi të plotë.

Të ngjashme