Beqaj: Po krijojmë kuadro që të kontribuojnë në Kosovë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 11:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për 65 profesionistët e rinj, të cilët janë certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare për CNC operatorë, automatizim të industrisë dhe efiçienca në energji, raporton EkonomiaOnline.

Beqaj tha se projekti CTEP është projekt për krijimin e punësimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja, dhe ngritjes së aftësive eksportuese.

Po ashtu ai tha se qëllim i këtij projekti është krijimi i mundësive që profesionistët të  qëndrojnë në Kosovë dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.

“Kjo është forma ma e mirë i një bashkëpunimi që e ka ndërtua qeveria e Kosovës me Gjermaninë në fushën e përgatitjes së kuadrove të reja të cilat që besoj se do të jenë shumë të kërkueshëm në tregun e Republikës së Kosovës. Pra ideja është që t’i përgatisim këta njerëz, por t’i përgatisim për të qëndruar në Kosovë, për të qëndruar dhe për të punuar për tu bërë pjesë substanciale e ekonomisë dhe rritjes së potencialit për eksport”, tha ai.

Beqaj më tutje shtoi se janë të gatshëm si Qeveri që të bashkëpunojmë në projekte të reja në bashkëpunim me GIZ-in.

Po ashtu paralajmëroi edhe projekte të tjera si ai CETEP plus dhe i cili do të ketë fonde më të mëdha, projekt ky i cili do të kalojë përmes Kuvendit.

“Do të jemi të gatshëm për të ba edhe projekte të reja ne së shpejti së bashku me drejtorin tanimë e kemi filluar procedurën për CETEP plusin, i cili ka hala ma shumë mundësi hala ma shumë fonde së shpejti do ta kalojmë në Kuvend sepse është një bashkëpunim financiar, sepse është forma e parë që një qeveri bënë një bashkëfinancim me një qeveri tjetër në këtë rast e kemi atë që quhet “Machin fans”, në mes të qeverisë së Kosovës dhe GIZ- zit, është një projekt jashtë zakonisht i suksesshëm i cili po tregohet”,  tha Beqaj.

David Oberhuber nga GIZ-i, tha se janë të përkushtuar që të ndihmojnë Kosovën për krijimin e kuadrove të cilët do t’u shërbejnë kompanive vendëse.

Është nder që ka ardhur vet ministri për këtë ngjarje, Unë mendoj se kjo tregon interesimin për të pasur profesionit për të cilët kemi me të vërtetë ju nevojiten, poashtu shumica e diskutimeve janë se kompanitë nuk mundë të gjejnë njerëzit e duhur për punët që ata ofrojnë. Pra ne jemi shumë të lumtur që në këtë event kemi njerëz që do të u shërbejnë kompanive por edhe që kanë edukim profesional dhe që nevojiten të punojnë këtu”, tha ai.

Projekti CTEP është projekt për krijimin e punësimit përmes ngritjes së eksporteve përmes krijimit dhe aftësive eksportuese të kërkueshëm në treg.

Të ngjashme