Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur një delegacion nga Kroacia i kryesuar nga Zeljko Kolar, kryetar i Qarkut Krapina-Zagorje, raporton Ekonomia Online.
Në takim ka marrë pjesë ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviç.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe njëherësh u dakorduan për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës sa i përket fondeve të BE-së, si dhe krijimin e lidhjeve më të ngushta tregtare, në veçanti pas hapjes së zyrës së World Business Angels Forum për Kroaci në Qarkun Krapina-Zagorje.
“Bashkëpunimi Kosovë-Kroaci do të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte konkrete në sektorin e digjitalizimit, prodhimeve ushqimore, metale dhe turizmit. Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni do të ketë takime, vizita në komunitetin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si de promovim të vendit”, ka shkruar Beqaj.
Më pas Beqaj do të takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini si dhe do ta vizitojë “Jakova Innovation Center”.