Beqaj: Rezultatet e PISA-s joreale, të reformohet sistemi i arsimit

Gjilan | 28 Shk 2018 | 10:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka vizituar shkollën fillore private “Hello” në qytetin e Gjilanit. Gjatë kësaj vizite ai u shpreh i kënaqur me punën dhe kushtet që i ofron kjo shkollë.

Beqar tha se baza e ndryshimit të një shoqërie është edukimi i mirëfilltë, raporton Ekonomia Online.

“Është kënaqësi që të vizitojë shkolla, marrë parasysh që ne jemi duke tentuar të bëjmë atë ndryshimin e madh në ekonomi , ndryshimin e madh në arsim. Unë besoj që baza e ndryshimit të një shoqërie është edukimi i mirëfilltë, në këtë rast shkollimi është esencial. Ndryshimi i gjeneratave varet nga shkollimi i mirëfilltë”.

“Unë e përgëzova drejtoreshën për punën, për fillimin, por njëkohësisht edhe për besimin që ka marrë nga prindërit sepse të marrësh besimin e prindërve për më të shtrenjtit e tyre në jetë, fëmijën, është përgjegjësi shumë e madhe”.

Beqar u shpreh i bindur rezultatet e testit PISA nuk kanë qenë reale, ngase sipas tij, fëmijët dinë më shumë se sa ajo që është prezantuar nga këto rezultate.

Por ai thotë se duhet që të bëhen reforma në sistemin e arsimin që të mos kornizohen fëmijët.

“Unë vizitova edhe kabinetet, vizitova edhe pjesën tjetër të shkollës e cila tregon se shkolla ka një qasje shumë më inovative në kuptimin e asaj se çfarë ju ofrohet nxënësve. Besoj që edhe rezultatet të cilat i kemi pas në vlerësimin ndërkombëtarë PISA, nuk është besoj plotësisht real sepse fëmijët tonë unë besoj që dinë më shumë se sa ajo se çka është prezantuar në sistemin PISA, por që ndryshimi në sistemin arsimorë besoj që duhet të ndodhë shumë shpejt dhe atë që të mos i kornizojmë fëmijët”.

“Fëmijët duhet ta zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe njëkohësisht të mësojnë gjëra për të cilat kanë interes. Rregull i arsimit është që ne ta zbulojmë talentin e tyre dhe ta lejojmë të zhvillohet atë”, u shpreh Beqaj.

Ai shtoi se duhet të ketë bashkëpunim në mes të mësimdhënësit, prindit dhe fëmijëve.

“Unë besoj që tërë sistemi arsimor i Kosovës është duke pësuar një ndryshim. Reforma në arsim nënkupton prej reformës se si duhet të duket shkolla deri në reformën se si duhet arsimtari të jetë I përgatitur, prindërit, fëmijët, të gjithë”.

“Pra, pa një trekëndësh të mirëfilltë të bashkëpunimit në sistemin e shkollimit në mes të arsimtarit, fëmijëve dhe prindit, unë mendoj që është e pa mundur me bë. Shkollat e bëjnë pjesën e vet, unë besoj që sistemi i reformimit të shkollave është pjesë aktuale edhe kjo është burimi i informacionit dhe ide innovative të cilat ne pretendojmë që në të ardhmen duhet ti trajtoj shteti bashkërisht me shoqërinë në përgjithësi”, tha ai.

Ndërkaq, Hysnie Ismaili, drejtoresh e shkollës private “Hello” tha se kjo shkollë ka disa beneficione që e dallojnë nga shkollat private.

“Kënaqësi shumë e madhe sepse është hera e parë që shkollën tonë e viziton një ministër. Është viti i parë i funksionit të shkollës tonë dhe shkolla jonë ka disa benificione ose të mira që ofron për dallim prej shkollave publike, është më inovative, ka mësimin gjithë-ditor dhe mësimi zhvillohet jo me një mësues prej ciklit 1-5 por zhvillohet me disa mësues. Secili mësues është lëndorë”, tha ajo.

Të ngjashme