Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka vizituar “Jakova Innovation Center” ku ka bashkëbiseduar me të rinjtë nga Gjakovë dhe u bëri ftesë që të aplikojnë për fondet për Start Up, raporton Ekonomia Online.
Nga Gjakova, Beqaj shtoi se në shkollat në vend ende po mësohen gjëra që janë të viteve të më hershme dhe jo ato aktuale, prandaj ai tha se në UP kanë hapur Qendrën për Inovacion e Ndërmarrësi.
“Shpesh ne dëgjojmë se e kemi rininë e fuqinë punëtore, por kemi shpërpushje me nevoja të ekomomik dhe ato universitare. Ne në shkolla ende po mësojmë gjëra që janë të viteve të më hershme dhe jo ato aktuale dhe për këtë qëllim ne kemi marr disa hapa në Universitetin e Prishtinës kemi zhvilluar Qendrën për Inovacion e Ndërmarrësi”.
Beqaj ka treguar për këtë projekt dhe suksesin gjatë vitit të kaluar, ku përfitues kishin qenë 9 të rinj nga Gjakova.
“Kemi financuar OJQ edhe sektorin privat, edhe këtë vit do ta bëjmë me sektorin privat kemi hap ftesën publike që do të përfundojë të premten që është deri 10 mijë euro”.
“…800 aplikacione i kemi pasur herën e kaluar, 9 prej tyre që kanë aplikuar kanë qenë përfitues nga Gjakova, idetë e juaja hedhni në letër”, tha ai.
Sipas tij, duhet të fokusohemi në ekonominë digjitale ku edhe vendi mund të zhvillohet ekonomikisht.
“Bota është duke shkuar drejt zhvillime të ekonomisë digjitale, i vetmisë sektor që ka bilanc tregtar pozitiv është sektori i teknologjisë informative me shërbime të veta”.
“Kemi ndërmarrje të fuqishme atë e ka bërë rina jonë që pa përkrahjen tonë kanë arritur me qenë partner serioz për ndërmarrje ndërkombëtare”.
Ai tha se vendi ynë ka resurs potencialin njerëzor dhe këtë duhet shfrytëzuar, raporton EO.
“Instrumenti që besoj fuqishëm që mundet me qenë i yni është potenciali njerëzor dhe duhet shfrytëzuar është bërë aktuale që rinia po donë me dal jashtë sepse në botën globale njerëzit kërkojnë një jetë me të mirë”.
“Ekonomia digjitale kjo që po e bëjmë ne kjo e mundëson që mundeni me punuar në Kosovë për ndërmarrje ndërkombëtare me kosto të ulët në Kosovë dhe me i shti me çmime evropiane dhe benefiti është shumë i madh”.
Beqaj i inkurajoi të rinjtë nga Gjakova që të kërkojnë ndihmë në Qendrat Inovative nëpër komunat që janë hapur për çfarëdo lloj ndihme që kanë nevojë që ta bëjnë më të mirën prej tyre.
“Koncentrohuni nëse keni nevojë dikush me ju shkruar për këto janë këto qendra ne e kuptojmë qe si shoqëri nuk jemi fort që dimë të shkruajmë, por më shumë me fol dhe aty mundemi me ju përkrah keni nevojë për trajnim e tjetër këto mund t’i bëni ne ICK nëpër qendra tjera dhe nuk ka nevojë me paguar”.
Drejtor i “Jakova Innovation Center”, Visar Axhemi u shpreh i kënaqur me vizitën e Beqajt në këtë qendër dhe i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e projekteve dhe të shprehin idetë e tyre kreative.