Po mbahet Konferenca e dytë Ndërkombëtare “Digitalks”, në të cilën pjesëmarrësit po ndajnë dhe po shkëmbejnë praktikat dhe politikat për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësish, me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë tha se synimi është që kjo konferencë të bëhet vjetore, raporton Ekonomia Online.
“’Digitalks’ synon të jetë konferencë vjetore që mbledh 1 mijë palë të interesuara, politikëbërës, akademikë, studentë, inovatorë dhe shtresa ndërmarrëse që synon me i shkëmby praktikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme që bën prosperitet për rininë tonë”, tha Beqaj.
Beqaj tha se zhvillimi i rajonit mundësohet përmes gjeneratave të reja.
“Ne besojmë se integrimi evropian duhet të shkojë përmes reformave ekonomike dhe përgatitjes së zhvillimit ekomomik. Kemi sfida dhe nevoja për me ndryshu konceptin ekonomik dhe na mundëson që rajoni të shkojë drejt zhvillimit dhe kjo është e mundshme përmes gjeneratave të reja që po shkon më shpejt sesa institucionet tona”.
Sipas Beqajt, teknologjia digjitale po rritet 7 herë më shumë sesa pjesa tjetër e ekonomisë, raporton EO.
“Teknologjia digjitale po rritet 7 herë më shumë se pjesa tjetër e ekonomisë”, tha ai.
“Rajoni ka nevojë që rininë e trajnuar dhe të edukuar ta mbajë në vende tona dhe të punojë për tregjet evropiane. Ne synojmë rininë ta mbajmë në Kosovë, të punojë në rajon dhe tregje evropiane”.
“Si ekonomi digjitale jemi duke u mundu me punu edhe në fusha tjera si qeverisja, shëndetësi, ekonomia e qëndrueshme dhe ky sektor gjen zbatim. Jemi të interesuar përmes zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit të zhvillojmë ndërmarrje të vogla dhe mesme ku jo vetëm do i plasojmë produktet tona në Kosovë, por edhe në vende evropiane”.
Beqaj shtoi se për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik janë të domosdoshme inovacioni dhe teknologjia.
“Inovacioni dhe teknologjia janë të domosdoshme për të pasur zhvillim të qëndrueshëm, për me përmirësu procese, për me rritë konkurencën, për të ofru zgjidhje kreative dhe kërkon burime të kualifikuara njerëzore dhe kjo është pse duhet të lidhim ekonominë me edukimin”.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, nga këtu ka bërë thirrje që shtet anëtare të BE-së në dhjetor të marrin vendim për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Hoxhaj nuk la pa përmendur edhe dialogun Kosovë- Serbi, proces ky që sipas tij do të ndikojnë në përmbylljen e shtet-ndërtimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi me fat që jemi populli me demografinë më të re ne Evropë dhe duhet të kemi potencial me shndërrua një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik. Dhe po ashtu komisionerja Gabriel që e ka shndërruar agjendën digjitale në Ballkanin Perëndimor në një realitet dhe presim që këto vende të integrohen ne ketë agjendë sa me shpejtë e sa me barabarte”.
“Ulja e tarifës roaming do mundësonte qytetarët e Kosovës të kenë qasje sa ma të madhe te informata dhe te iniciative të reja të zhvillimit ekonomik”.
“Ne po debatojmë për dialogun Kosovë-Serbi, është vendosmëri e jona qe ta mbyllim shtet-ndërtimin e Kosovës dhe ta lëvizim në një shoqëri te re, një shoqëri re mund te ndërtohet duke ndërtuar ekonomin dhe ajo duhet te jete ekonomi digjitale”.
“Shtetet anëtare mund të jenë inovative në raport me Kosovën nëse ne dhjetor këshilli evropian merr vendim qe qytetarët e Kosovës me udhëtuar pa viza drejt vendeve evropiane dhe ju kisha lutë që këtë me e vendos si prioritet”.
Mariya Gabriel, komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale tha se ngjarje të tilla ku mblidhen të gjitha vendet e Ballkani, kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Sipas saj, BE dhe kjo pjesë e Ballkanin kanë të ardhme të përbashkët, prandaj edhe duhet angazhimi i të gjithë në këtë drejtim.
“Ngjarjet e tilla mbledhin personalitete dhe profesionit nga gjitha shtetet e Ballkanit për të shkëmbyer njohurit e tyre dhe praktikat duke kontribuar drejt promovimit të ndermarresisë duke pas ndikim të drejtpërdrejtë në rritje ekonomike në Kosovë dhe regjion. Kjo është bërthama e vizionit tonë si Komision Evropian, ne jemi të bindur që puna e përbashkët me partneritet mund të u ofroj qytetarëve mundësi më të mirë dhe perspektivë konkrete evropiane”.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë të ardhme të përbashkët si kultura, historia, vlera, ne jemi një komunitet vlerash që i mbrojmë me krenari sepse vlerat dhe parimet tona evropiane e sigurojnë që interesat e qytetarëve të jenë boshti kurrizor i politikave që nxjerrim”.
“Agjenda digjitale për Ballkanin Perëndimor synon me zhvillu digjitalin për transformim digjital të shqyej përpara konferencën që të kemi zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme, ne duhet të garantojmë që shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë benefitet e këtij transformimi digjital që është i paevitueshëm dhe për këtë duhet te kemi përkushtim ndaj kësaj agjende që të rinjtë të kenë shkathtësi të duhura në kërkesat afariste biznesore ne ketë aspekt”.