Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, tha se kjo parti është shtëpi e madhe dhe ka shumë kandidatë që mund të udhëheqin me Qeverinë.
Prandaj sipas tij, deklaratat e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit se do të donte që të ishte kandidatë i kësaj partie për kryeministër ai i ka quajtur të ngutshme, por që s’duhet nënçmuar, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi shpi e madhe, parti politike, se marr me të keq nuk është tregues se mund të ketë telashe për këtë punë. Tek ne ka aspirantë, kjo tregon që ka shumë njerëz që mund të jenë në krye të Qeverisë së Kosovës. Vullneti i z.Muhaxherit nuk duhet me u nënçmuar, ndoshta e ka thënë pak herët po nuk ka lidhje”, ka thënë Beqiri.
Ndërsa për datën e zgjedhjeve ai tha LDK prioritet ka përgatitjet për zgjedhjet nacionale duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve brenda LDK-së.
Qeverinë Haradinaj e quajti qeveri të brishtë dhe të pakicës.
“Po e heq një dilemë që po krijohet qe shumë kohë, ne në LDK as nuk ka pasur as nuk ka përgatitje për zgjedhje partiake, të tjerët mund të kenë është punë e tyre. Ne vitin e ardhshëm e kemi rregullon zgjedhor. Prioritet i LDK-së angazhim kryesor janë përgatitjet për zgjedhje të reja nacionale, duke besuar she punuar që kjo të ndodh këtë vit”.
“Kjo qeveri është e pakicës me vështirësi të mëdha e formimit, qeveri që pasqyron një mori dështimesh në punën e saj, edhe kuvendi i Kosovës është një kuvend jofunksional, ku çdo ligj varet nga votat e opozitës”.
“Javën që lamë pas kemi pasur takim me Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore nga kabineti i Mogherinit, në këto takime kemi paraqit qëndrimet e LDK-së për zgjedhjet nacionale dhe kemi qenë argumentues se duhet të kemi zgjedhje këtë vit, se kjo qeveri e brishtë, e lodhtë, e pakicës nuk mund të vazhdojë qeverisjen e vendit”.
“Rrugëzgjidhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet e reja, kemi ofruar një mundësi që të ulemi së bashku pozitë, opozitë për caktimin e datës së zgjedhjeve, është ofertë publike. Duhet një koordinim edhe brenda opozitës dhe me të tjerët për të shkuar në zgjedhje për të dalë nga kjo gjendje për të dalë më mirë dhe faqebardhë”.
“Po me këtë Listë Serbë është bërë qeveria, dhe nuk mund të konsideroni në listë kur është në favorin tënd bënë me bashkëpunua e kur nuk është nuk bënë me bashkëpunua, nëse kanë bërë qeveri me të, kanë me bërë gjithmonë, sepse është kushtetuese, janë këto folklorizma për të mjegulluar situatën”.
Për formimin e ushtrisë së Kosovës, Beqiri tha se nuk mund të formohet pa përkrahjen e NATO-s dhe BE-së.
“Ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa përkrahjen e miqve tanë ne nuk mund të tregojmë “rrahje gjoks” të themi ne e bëjmë vet, pa përkrahjen e NATO-s, BE-së nuk mund ta bëjmë, Ne vetëm mund t’i bëjmë qefin vetës dhe në letër një ushtri edhe pa Listën Serbe, por një ushtri funksionale që është garant i këtij vendi“.
“Aventura e Thaçit disa ditore që ta bëjnë ushtrinë vetëm me ligj u ndal, do mundohemi ta bindim Listën Serbe ta votojnë, nëse nuk e votojnë do mundohemi t’i bindim ndërkombëtarët që këta nuk po e votojnë formimin e ushtrisë. Nuk ka ushtri të Kosovës pa koordinim pa ata të cilët na ndihmojnë, na kanë ndihmuar dhe do të na ndihmojnë”.