Kryetari i LDK-së nga dega ne Kodrën e Trimave, Ismet Beqiri ka thënë se kjo lagje ka dhënë diferencës në mes kandidatit të LDK-së dhe VV për kryetar të Prishtinës me 1184 vota.
Beqiri pati ca fjalë edhe për kryeministrin Albin Kurti.
“Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Anëtar dhe simpatizantë të LDK-së, Vranjevcali e Prishtinali.
Rezultati përfundimtar për Prishtinë,
LDK Kryetar z.Perparim Rama 41746 vota.
1613 vota më shumë se rivali i tij.KODRA E TRIMAVE me 12 fshatra e saj në këtë diferencë merr pjesë me: 1184 ose 73,4%.
Kjo është IMPRESIONUESE.
Kodra e Trimave, krenohem me ju, ju jeni zemra e LDK-së në kryeqytet.
Faleminderit 6386 herë, për besimin e dhënë dhe 1184 herë për votat e diferencës.
Faleminderit struktura të degës,
Faleminderit qytetarë të Kodrës së Trimave dhe 12 fshatrave të degës tonë.
Faleminderit Prishtinë.
Shumica absolute gëzohen për këtë, e disave u bëhet “qejfi”.
Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra.
Këta jemi ne, qytetarët e Kodrës së Trimave, ky jam unë, veq me rezultate ua mbyllim gojën, disave që shpifjen dhe linqimin e kanë zanat.
Ecim tutje
I juaji
Ismet Beqiri
Kryetar i Degës.