Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është për keqardhje hedhja e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes, pak para se marrëveshja e demarkacionit të hidhej në votim, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se shpreson që seanca të vazhdojë dhe demarkacioni të miratohet sot.
“Është për keqardhje sepse kemi besuar që marrëveshja do të kalojë apo s’do të kalojë, është për keq ardhje. Besoj që seanca do të vazhdojë dhe të përfundojë gjatë ditës së sotme.”
“Nuk e kam parë kush ka hedhur gaz. Dihet subjekti që hedh gaz është VV. Prej nesh nuk do të shihni gaz”.